Ballina

Isufaj: Lufta ndaj korrupsionit mbetet prioriteti ynë kryesor

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka thënë se lufta ndaj korrupsionit “mbetet prioritet kryesor i yni”.

Isufaj, në konferencën e fundvitit të Prokurorisë Speciale, ka prezantuar disa nga të arriturat e kësaj prokurorie.

Ai ka deklaruar se gjatë këtij viti janë ngritur disa akuza të disa rasteve të profilit të lartë.

“Lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kryesor. Gjatë këtij viti kemi ngritur akuza në disa raste të profilit të lartë duke dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe njëkohësisht kemi në proces edhe raste të tjera të nivelit të tillë, të cilat janë duke u trajtuar me seriozitet të lartë”, ka thënë Isufaj.

Isufaj ka folur edhe për luftën ndaj krimit të organizuar.

“Operacioni i përbashkët mes Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me autoritetet homologe nga Republika e Maqedonisë së Veriut, me ndihmën e EUROPOL-it dhe Eurojustit, për veprën penale falsifikimi i parave, i cili rezultoi me sukses. U arrestuan disa persona në të dyja vendet tona”, ka thënë Isufaj.

Ai ka përmendur edhe operacionin e përbashkët me Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, të zhvilluar para pak ditësh, për veprën penale të trafikimit me armë.

“U arrestuan disa persona dhe njëkohësisht u sekuestruan armë të llojeve të ndryshme”, tha Isufaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button