Ballina

Iu ofroi 5 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet maqedonasi në Vërmicë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të shtunën në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi ryshfet zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, njëherësh dhe shofer autobusi, gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se i njëjti si shofer i një autobusi gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë e kishte ofruar së bashku me dokumente një kartëmonedhë prej 5 euro. Me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button