Jeton Koca jep dorëheqje nga Prokurori i Shtetit

Në një mbledhje të Jashtëzakonshme Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në një mbledhje të jashtëzakonshme kanë trajtuar dorëheqjen e Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka treguar se njoftimin nga Koca për dorëheqje e kishte bërë më 13 shkurt të këtij viti. Ndërsa arsyet i ka cekur të jenë personale.

“Ju njoftojmë se me 13 shkurt 2026 kemi pranuar nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë zoti Jeton Koca njoftimin për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të shtetit. Koca ka njoftuar se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, tregoi Gashi.

Artikuj të tjerë

Back to top button