Ballina
“Ka bërtitë ndihmë”, dalin detajet e para për vdekjen e gruas në Prishtinë – DETAJE 👇

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana ende të pakonfirmuara zyrtarisht, raporton GazetaDemos.
E njëjta sipas burimeve të Demos në vendin e ngjarjes dyshohet të ketë rënë nga dritaret e banesës ku jetonte.
Nga plagët e marra viktima ka humbur jetë në vendngjarje.
Siç thanë të njëjtat burime, të pakonfirmuara zyrtarisht, viktima dyshohet të ketë qenë duke i pastruar dritaret në momentin tragjik.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet e nevojshme mbi rrethanat e kësaj tragjedie.