Kadrijaj: VV-së i pëlqen bllokada, po dëmtohet imazhi i Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se nuk po sheh përpjekje reale për zgjidhje nga kjo parti.
Ajo shtoi se çdo parti tjetër që do ta synonte postin e kryetarit do të ishte angazhuar më shumë.
“As mend nuk e kemi bërë secila parti që ka synuar ta ketë partitë është angazhuar maksimalisht. Ne nuk po shohim ndonjë angazhim vetëm po shohim që po i pëlqen kjo bllokadë. Shkelin ligje kushtetuese, ende jemi në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese, vërtetë nuk ka kuptim në këtë formë po humbet imazhi i Kosovës, nuk ka interes as nga partnerët tanë. Të presim vendimin e gjykatës dhe një reflektim të kësaj partie” u shpreh Kadrijaj. Ajo bëri thirrje për reflektim dhe respektim të Kushtetutës.