Kanosi ish-gruan e djalit, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, me datën 15.01.2026, nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasi i dyshuari ka kanosur ish-renë e tij.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button