Ballina

Kanosi një grua, arrestohet i dyshuari në Gjilan – i sekuestrohen 59 fishekë

Një person në Gjilan është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur me armë viktimën femër kosovare derisa ajo kishte qenë në parking.

Në raportin 24 orësh, policia e Kosovës njofton se të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me 59 fishekë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Medlin Olbrajt, Gjilan 28.06.2025 – 02:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se derisa ka qenë në veturën e saj në parking, është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë me 59 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button