Kapet një moment i sikletshëm në Bruksel, Von der Leyen ndalon Vuçiçin: ‘Prit derisa të largohemi nga kamerat…’

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i tha Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbrëmë në Bruksel, pas mbërritjes për një takim në Komisionin Evropian, se ai “sapo kishte marrë një mesazh nga Moska”. Von der Leyen u përgjigj: “Në rregull, le të presim derisa të largohemi nga kamerat”.

Shkëmbimi u regjistrua në kamera dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe kritikat e shpeshta të Brukselit për mosrespektimin e politikës së jashtme të përbashkët të BE-së nga ana e Serbisë.

Për momentin, nuk dihet se çfarë i referohet konkretisht mesazhi i Vuçiçit nga Moska, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht ende për këtë ngjarje.

VIDEO

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button