Kapiteni Rrahmani e mbyll vitin me trofe

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, vitin 2025 e mbylli me trofe.

Napoli mbrëmë triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Bolognas në finalen e Superkupës italiane.

Golat për napolitanët i realizoi David Neres.

Rrahmani luajti krejt ndeshjen dhe ishte ndër më të mirët në fushë.

Nota e qendërmbrojtësit ishte 7.4,

Ky ishte trofeu i tretë me Napolin për kapitenin e “Dardanëve”.

Ekipi i Antonio Conte, e mposhti në gjysmëfinalen e Superkupës 2025 Milanin, me shifrat prej 2:0.

Kurse, Bologna e eliminoi Interin në gjysmëfinale, me rezultatin pas 90 minutave që ishte 1:1, duke triumfuar në penallti.

Napoli është kampion në fuqi i Serie A, ndërsa Bologna kishte fituar Kupën e Italisë.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button