Katër muaj pas premtimit, Komuna e Prishtinës ende pa asnjë intervenim për rrugën “Ulëzat” në Hajvali

Komuna e Prishtinës kishte paralajmëruar qytetarët e Hajvalis se nga data 2 tetor 2025 deri më  24 dhjetor 2025, rruga “Ulëzat:, do të jetë e mbyllur përshkak punimeve. Ani pse kanë kaluar katër muaj rruga është në gjendje të mjerueshme. raporton TANDEMPRESS.

“Njoftim për qytetarë ju njoftojmë se për shkak te realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur perkohesisht dhe pjesërisht. Kjo mase do te zgjase deri me 24.12.2025”, ishte njoftimi i komunës.


Tutje sipas tyre gjate kësaj periudhe të mbylljes, do të sigurohej levizja e lirë e këmbësorëve dhe do te menaxhohet trafiku në mënyrë qe të minimizohet pengesa për qarkullim.

Ndërsa sipas fotografive që ka siguruar TandemPress, gjendja e rrugës është më baltë dhe ujë në gropa dhe po vështirëson trafikun./TANDEMPRESS/

Artikuj të tjerë

Back to top button