Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Katër persona mbetën të lënduar sot në mbrëmje, pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin e Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet nga ana e tyre.

Artikuj të tjerë

Back to top button