
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në qytete të ndryshme të Kosovës ndërsa në lidhje me këto raste janë arrestuar tre persona.Në Fushë Kosovë më 05.03.2026 është raportuar se një grua është kanosur nga një burrë. Të dy palët thuhet se janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Pejë rreth orës 22:00 të së njëjtës ditë, ku është arrestuar një grua nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje tjetër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar.
Ndërkohë në Malishevë policia ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht dy persona – një burrë dhe një grua. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.Ndërsa në Gjakovë më 04.03.2026 rreth orës 22:00, është arrestuar një tjetër person pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.



