Katër të arrestuar në Prishtinë për hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike e mashtrim

Mbrëmë në Prishtinë, Policia ka arrestuar katër persona, tre shtetas të Kosovës dhe një të Maqedonisë së Veriut.

Ata dyshohet për kryerjen e veprave penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Hyrje në sisteme kompjuterike”, “Mashtrim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:15 në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit në një banesë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: dy armë/pistoleta me 28 copë fishekë, disa llaptopë, 41.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy telefona celularë”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Lidhur me rastin, thuhet se katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Artikuj të tjerë

Back to top button