Katër u arrestuan ndërsa edhe dy anëtarë të familjes Likaj ndodhen në arrati

Katër nga gjashtë anëtarët e familjes Likaj të cilët u shpallen në kërkim publik nga Policia Rajonale e Prizrenit, ndodhen në paraburgim.
Ndërsa në kërkim vazhdojnë të mbesin Hajdin Likaj (53-vjeç) dhe Hajdar Likaj (43-vjeç), raporton IndeksOnline.
Familjarët Likaj u shpallen në kërkim për rrahjen masive të ndodhur në fshatin Krajk dhe Gjonaj të Prizrenit, një javë më parë, e cila nga prokurori u cilësua edhe tentim vrasje.
Disa prej të kërkuarve u vetdorëzuan dje pasdite në polici ndërsa aktualisht prapa grilave janë Abesin Likaj, Shaqir Likaj, Zenel Likaj dhe Isuf Likaj.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave tjerë të kërkuar për këtë rast, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.