KDI: Pas dështimit të votimit të qeverisë, zgjedhjet e parakohshme mbeten zgjidhja më optimale

Instituti i Kosovës për Demokraci ka reaguar pas dështimit të votimit të kabinetit qeveritar të propozuar sot nga Albin Kurti, kryetari i VV’së- parti që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Më shumë se gjashtë muajsh nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dështimi për të formuar Qeverinë përbën zhvillim zhgënjyes pas kësaj krize të zvarritur institucionale. Ky rezultat është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së dialogut politik dhe e dështimit për të arritur marrëveshje që do të mundësonin funksionimin normal të institucioneve të vendit.”

KDI ka thënë se zgjidhja më optimale janë zgjedhjet e parakohshme.

“Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit.”

KDI shton se nëse as pas zgjedhjeve s’garantohen institucionet funksionale nëse mungon vullneti politik dhe kompromisi.

“Megjithatë, KDI rikujton se as zgjedhjet nuk mund të garantojnë institucione funksionale nëse pas tyre mungon vullneti për konsensus politik dhe të kompromis institucional. Për këtë arsye, është e domosdoshme që forcat politike të reflektojnë mbi përgjegjësinë që mbajnë për stabilitetin e vendit dhe të kontribuojnë në rikthimin e normalitetit institucional, sidomos duke pasur parasysh proceset e rëndësishme të vendimmarrjes institucionale që e presin vendin në muajt e ardhshëm.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button