KEDS-i paralajmëron rrezik në furnizimin e rregullt me rrymë, shkak konsumi i rritur

Në muajin e fundit të vitit 2025, Gjilani, Rahoveci, Vitia, një pjesë e konsiderueshme e Gjakovës, Prizreni, Malisheva, disa fshatra në rrethinën e Suharekës, si dhe disa fshatra të Mitrovicës, janë prekur ndjeshëm nga mungesa e furnizimit me rrymë. Lidhur me këtë çështje, KEDS tha se konsumi i energjisë gjatë dhjetorit është rritur ndjeshëm, derisa korporata paralajmëroi se nëse ky trend vazhdon, ekziston rreziku që të ndikojë negativisht në furnizimin e rregullt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Nga fillimi i muajit, respektivisht nga 1 dhjetori deri më 18 dhjetor 2025, piku i konsumit ka arritur vlerën 1358 MW, që tregon një rritje të theksuar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Si pasojë e kësaj rritjeje, po vërehen edhe ndikime në asetet e sistemit të shpërndarjes. Nëse ky trend i rritjes vazhdon, ekziston rreziku që të ndikojë negativisht në furnizimin e rregullt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, veçanërisht në disa rajone ku kapacitetet e shpërndarjes janë të kufizuara, që vijnë si shkak i kapaciteteve të pamjaftueshme në burim, ashtu edhe në nivelin e transmetimit”, ka deklaruar KEDS-i.

KEDS po ashtu thotë se është angazhuar me të gjitha ekipet operative për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike, duke përdorur të gjitha kapacitetet ekzistuese të shpërndarjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button