
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar sot pasdite për ndaljen e detyrueshme të njësisë B1 në Termocentralin “Kosova B”. Vendimi është marrë si masë urgjente sigurie pas identifikimit të problemeve teknike në sistemin e kaldajës, ndërkohë që korporata ka garantuar qytetarët se furnizimi me energji elektrike nuk do të cenohet.
Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar për media, problemet e para u vërejtën gjatë orëve të paradites. KEK bën të ditur se “në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës, të paraqitura rreth orës 10:00”.


