KEK-u informon se ka dorëzuar padi ndaj deputetes Janina Ymeri, shkak shpifjet dhe deklaratat e saj që sipas tyre janë të pavërteta

Në njoftimin zyrtar të KEK-ut shkruhet se:

KEK sh.a. dëshiron të informojë opinionin publik se ka parashtruar tashmë padi ndaj znj. Janina Imeri, e cila ndodhet në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë, si pjesë e veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional.

Në të njëjtën kohë, KEK sh.a, në ushtrim të kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë çdo masë raportimi, përfshirë raportimin në rrjetet sociale, si dhe çdo veprim ligjor për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës, përfshirë rastet kur ato vijnë nga zyrtarë publikë. Çdo përpjekje për të denigruar punonjësit ose përfaqësuesit e Korporatës, ose për t’i atribuar KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin, është e papranueshme dhe do të ndjeket deri në fund ligjërisht.

KEK sh.a. dëshiron gjithashtu të theksojë se nuk ekziston asnjë pengesë për qasjen në informacionet zyrtare, të cilat janë publike, transparente dhe të qasshme për të gjithë përmes ueb-faqes zyrtare të Korporatës. Të dhënat e KEK sh.a. janë zyrtare, të verifikueshme dhe të krahasueshme me të dhënat publike të KOSTT-it.

KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, informimit të saktë dhe mbrojtjes së integritetit institucional.

Në dokumentet për padi potencohet se deklaratat e saj kanë qenë shpifje, akuza si dhe intepretime të rreme të situatave.

Theksojmë se TandemPress këto ditë ka raportuar mbi përplasjet në mes deputetes Ymeri, dhe KEK sh.a, ku këta të fundit fillimisht reaguan pasi i kishin ndëgjuar deklaratat e saj duke u shprehur se asnjë nga to nuk janë të vërteta.
Ndërsa mbremë Janina Ymeri bëri prapë një reagim publik ku tha se pas deklaratave KEK-u e ka bllokuar atë në rrjete sociale.

Artikuj të tjerë

Back to top button