Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e konsideron të papranueshme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO81/26, të parashtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës,                  për vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjykata, njëzëri, vendosi:

  1. TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme;
  2. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme;

III.           T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve;

  1. TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; dhe
  2. TË KONSTATOJË që ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

Artikuj të tjerë

Back to top button