Kërkohej për dhunë në familje dhe kanosje, kapet i dyshuari në Prishtinë

Është arrestuar në Prishtinë një person i dyshuar për veprat penale “dhunë në familje” dhe “kanosje”.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur më 24 shkurt, kurse i dyshuari ishte shpallur në kërkim nga organet e rendit, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Artikuj të tjerë

Back to top button