KGJK për raportin e Gallup: Dëshmi e ndërtimit të sistemit të drejtësisë mbi parimet e pavarësisë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mirëpritur publikimin e raportit të fundit të Gallup Global Safety Raport 2025, ku Kosovën e ka renditur të parën në Evropë dhe të tretën në botë në Indeksin e Ligjit dhe Rendit.

KGJK se ky vlerësim dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës në ndërtimin e sistemit të drejtësisë që mbështetet mbi parimet e pavarësisë.

“Ky vlerësim ndërkombëtar përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe dëshmon përkushtimin e institucioneve, në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që mbështetet mbi parimet e pavarësisë, efikasitetit dhe transparencës. Renditja e lartë e Kosovës në këtë indeks prestigjioz ndërkombëtar e vendos sistemin tonë të drejtësisë përkrah shteteve me standardet më të avancuara në botë, duke reflektuar përparimin e vazhdueshëm në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në garantimin e sigurisë dhe të drejtave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KGJK.

Më tej shkruajnë se “Këshilli Gjyqësor i Kosovës shpreh mirënjohje për angazhimin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve, stafit gjyqësor dhe të gjitha institucioneve të drejtësisë, si dhe për besimin e qytetarëve, i cili mbetet themeli i kësaj arritjeje. Duke pasur parasysh këtë sukses të rëndësishëm, KGJK inkurajon të gjithë aktorët institucionalë dhe shoqërorë të vazhdojnë me përkushtim të pandalshëm në ruajtjen dhe avancimin e këtij niveli të lartë të sundimit të ligjit dhe rendit, duke e bërë Kosovën një shembull pozitiv jo vetëm në rajon, por edhe në rang global”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button