Kiara me fotosesion të ri, duket për bukuri

Prezantuesja e njohur Kiara Tito ka mahnitur ndjekësit me disa fotografi të reja të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet më në formë se kurrë.

E veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë bezhe, Kiara duket për bukuri, ndërsa veshja i thekson linjat dhe hijeshinë trupore, duke i dhënë pamjes një shkëlqim veror dhe plot energji.

Edhe pse tashmë është nënë e një vajze të vogël, prezantuesja dëshmon se ka ruajtur elegancën dhe finesën që e ka karakterizuar gjithmonë, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes me stilin e saj të rafinuar dhe pamjen plot hijeshi.

Screenshot

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button