Lajme
Kica-Xhelili: Deshën ta bëjnë votimin e fshehtë që të hyjnë në pazare të fshehta

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se ftesa për takim e Kurtit ndaj Abdixhikut ka qenë lojë, gjë për të cilën ajo thotë se LDK-ja s’bëhet pjesë.
Kica-Xhelili thotë se VV-ja sot deshti që arbitrarisht ta bëjë votimin e fshehtë për të hyrë në pazare të fshehta.
Postimi:
Sikurse e kuptuat, ftesa kishte qenë lojë, pjesë e së cilës nuk bëhemi.
Meqë numrat nuk i kanë, deshën që arbitrarisht me metoda anti-kushtetuese t’a bëjnë votimin e fshehtë, që të hyjnë në pazare poaq të fshehta.