Klinaku dhe Selmani deklarohen të pafajshëm për kanosje ndaj Kurtit

Janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani, pasi akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Kurti është i pranishëm në gjykatë, Klinaku dhe Selmanaj akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.

Sipas aktakuzës, më 30 gusht 2023, Klinaku akuzohet se ka ripostuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.

Ekonomia Online raporton se Klinaku deklaroi se “për postimin tim konsideroj që nuk ka vepër penale, prandaj nuk e pranoj”.

Njëjtë si ai edhe Selmani tha se nuk e pranon fajësinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button