Kolgeci i LDK-së reagon për projektin e stadiumit të Suharekës
Asamblisit i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar ministrit Çeku pasi tregoi projektin e stadiumit të Suharekës i cili ka thënë se këto propozime janë vetëm mashtrime pasi që është koha e zgjedhjeve.
“Në këto fotografi janë dhënë dy nga variantet e stadiumëve në Suharekë, me fotografinë e parë tentoj të na mashtroi i pari i Komunës sonë, me fotografinë e dytë po tentoj të na hedhë hi syve ministri i qeverisjes që do të mbahet mend për investimin kapital të urës së Saradranit e cila nuk të dërgon askund.
Ministër, edhe më pak se 4 muaj janë zgjedhjet dhe këtë tentim për përdorim të këtij projekti në prag të zgjedhjeve nuk na e shet neve”, ka shkruar Kolgeci.
Qyteti i Suharekës tani ka dy ekipe të futbollit atë të FC Ballkanit dhe FC Suharekës ku janë duke treguar sukses në këtë sport.