Kolgeci: Rregullorja e bonus zonimit është përdorur politikisht, vetëm për t’ju mashtruar

Asambleisti nga radhët e LDK-së, Selman Kolgeci ka reaguar lidhur me rregulloren e bonus zonimit në komunën e Suharekës.

“Sot e mora në dorë dokumentin që tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit në ikje.Ai dëshmon qartë se kishim të drejtë:“Rregullorja e bonus zonimit” është përdorur politikisht, vetëm për t’ju mashtruar”, ka shkruar Kolgeci.

Sipas Kolgecit qëllimi i tyre ishte vetëm përfitimi politik.

“Ne kemi qenë gjithmonë në anën e zhvillimit të qytetit tonë.Që nga dita e parë kemi dhënë vërejtje profesionale, me përgjegjësi, jo për të bllokuar – por për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe bizneseve”, ka shkruar tutje ai.

Ndryshe Kolgeci ka thënë se pushteti aktual duhet të kërkoj falje.

Postimi i plotë:

Mashtrimi nuk kalon!

Mashtruesëve – tregojani vendin të dielën!

Të dashur qytetarë të Suharekës, të nderuara biznese ndërtuese të komunës sonë,

Sot e mora në dorë dokumentin që tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit në ikje.

Ai dëshmon qartë se kishim të drejtë:

“Rregullorja e bonus zonimit” është përdorur politikisht, vetëm për t’ju mashtruar!

U munduan t’ju bëjnë të besoni se janë në anën tuaj,

por qëllimi i tyre ishte vetëm përfitimi politik.

Ne kemi qenë gjithmonë në anën e zhvillimit të qytetit tonë.

Që nga dita e parë kemi dhënë vërejtje profesionale, me përgjegjësi, jo për të bllokuar – por për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe bizneseve.

Sot, ata duhet të kërkojnë falje!

Falje për mashtrimin, për manipulimin dhe për paaftësinë që po e paguajnë qytetarët e ndershëm të Suharekës.

Të dielën – tregojani vendin mashtruesve!

Sepse e ardhmja e Suharekës ndërtohet me punë dhe të vërtetën,jo me gënjeshtra dhe premtime boshe.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button