Ballina
Komercialja detyron anulimin e vënies së gurthemelit nga Kurti e Nagavci, shkak ankesa e operatorit humbës ekonomik
Ka dështuar të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë për shkak se janë pezulluar punimet nga Gjykata Komerciale.
Sipas Komunës së Podujevës, kjo është bërë për shkak të ankesës së operatorit ekonomik që nuk e ka fituar tenderin.
“Operatori ekonomik që nuk e ka fituar tenderin për ndërtimin e shkollës ka bërë ankesë në Gjykatën Komerciale, dhe pas ankesës gjykata i ka pezulluar punimet”, është shprehur zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fahri Zhitia për Klanin.
Zhitia shtoi se vendimin për pezullimin e punimeve e kanë pranuar në orët e vona të së premtes.
Për vendosjen e gurthemelit pritej të merrte pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.