Kompanitë e mëdha nga 1 qershori zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

Duke nisur nga një qershori, kompanitë e mëdha në Kosovë nuk do të furnizohen njëjtë me energji elektrike, sikurse konsumatorët e tjerë.Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që këto kompani të dalin në treg të hapur, dhe të kenë të drejtë që ta zgjedhin vet furnizuesin.
Këtu, hyjnë të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë, apo 10 milionë euro qarkullim.
E varësisht nga kërkesat, nga KESCO thonë se mund të ndryshojnë edhe çmimet e energjisë elektrike për këto biznese.
“Në këtë periudhë të gjithë punëtorët që kanë mbi 50 punëtor ose mbi 10 milionë euro qarkullim automatikisht do të dalin në treg të hapur çfarë kemi bërë ne si kompani është që kemi dërguar nga një njoftim për secilin konsumator të cilët në rast që nuk i përmbushin këto kritere të vijnë tek ne me disadokumente nga Administrata Tatimore e Kosovës, të na dëshmojnë se ata do të mund të furnizohen me tarifa të rregulluar të energjisë elektrike nga KESCO por në anë tjetër të gjithë ata konsumator që nuk i sjellin brenda kësaj periudhe i bijë që nuk i kanë plotësuar kriteret”, ka deklaruar Margarita Rashiti- zëdhënëse e KESCO-s.