Komuna e Prishtinës, merr vendim lidhur me procesin mësimor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se procesi mësimor do të rifillojë nga e hëna në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të situatës pas reshjeve të shumta, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

“Pas ndërhyrjeve dhe menaxhimit të suksesshëm të situatës pas reshjeve të shumta, njoftojmë se nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kryeqytetit. Falë angazhimit të ekipeve në terren dhe masave të marra, është siguruar ambient i sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor”, thuhet në njoftim.

Edhe komuna e Obiliqit ka konfirmuar se nga 12 janari do të rifillojë mësimi në shkolla.

Ndërkaq, disa komuna të tjera, përfshirë Malishevën dhe Fushë-Kosovën, kanë njoftuar se për shkak të kushteve ende të papërshtatshme, rifillimi i mësimit është shtyrë për dy deri në shtatë ditë.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të shtyhet deri më 12 janar për shkak të vërshimeve që kanë prekur disa zona të vendit.

Artikuj të tjerë

Back to top button