Konfrontim në dekorimin e Infatinos? Gazetari: Sapo më kërcënoi Luli i Dardanëve, më tha ‘ka me të çky si zhabën’

Gazetari i VOX Kosova, Valon Rashiti, ka denoncuar kryetari e tifo-grupi “Dardanët”, Lulzim Berisha, për kërcënim.
Rashiti ka bërë të ditur se Berisha i është drejtuar me fjalët: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”.
E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë së organizuar nga Presidenca e Kosovës për nderimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
“Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”. Kështu sapo më kërcënoi Lulzim Berisha, Kryetari i “Dardanëve” në hotelin “Emerald”, ku jam duke marr pjesë në ceremoninë e dekorimit të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nga Presidentja Vjosa Osmani”, thuhet në postimin e Rashitit në Facebook.
Të mërkurën në Prishtinë, Infantino është dekoruar me Medaljen e Nderit.