Konjufca dënon sulmet e Iranit dhe kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj sulmeve të Iranit duke theksuar se ndërprerjet në korridoret strategjike të lundrimit nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin global.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë në linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt,” ka deklaruar Konjufca.

Ai ka shtuar se Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Artikuj të tjerë

Back to top button