Ballina

Konjufca e ka pranuar vet se ka hedhur gaz lotsjellës, Gjykata e liroi nga akuza

Glauk Konjufca e ka pranuar se ka hedhur gaz lotsjellës gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës është liruar sot nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në parlament, në një aktgjykim të shpallur sot në Gjykatën Themelore të Kuvendit të Kosovës.

Më 2019, pas dënimit të shqiptuar vetëm me gjobë ndaj ish-ministrave Endrit Shala e Dardan Gashi dhe ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, Konjufca kishte shkruar në Facebook se po ta dinte që do lirohej sikurse tre të akuzuarit, nuk do të hidhte gaz lotsjellës në kuvend por do ta gjuante Qeverinë me armë me gaz.

“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë. Gjykata paska pasë me më shpall të pafajshëm e me më liru! Nuk kanë thanë kot pleqtë – njeri hjek për mend”, shkruante Konjufca.

Gjykata e Prishtinës e ka liruar sot nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë.

Me hedhjen e gazit lotsjellës, sipas aktakuzës, është pamundësuar qëndrimi në sallë i deputetëve.

Sipas gjykatëses Edita Çanta, nuk është provuar se Konjufca ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button