Konjufca me propagandë në mbledhjen e partisë, parashikon “skenar të tretë”

Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka bërë propagandë e ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në Kuvend.
Në fjalimin e tij për nominimin e Albin Kurtit për kryeministër, Konjufca ka folur për tre skenarë, e njërin e ka lidhur me Serbinë.
Siç kanë bërë zakonisht anëtarët e VV-së, edhe Konjufca fajin ua ka hedhur partitë e tjera për bllokadën.
“Gjykata Kushtetuese i kontribuoi krizës duke marrë vendime politike. Gjykata nuk ka çfarë të interpretojë përtej Kushtetutës”, ka thënë Konjufca.
“Ose do të çelet rruga që Kuvendi do të vazhdojë ose zgjedhjet e reja. Skenari i tretë, në nivel të tradhtisë shtetërore, një skenar që ia jep Beogradit të drejtën e vetos në Kuvend. Ne do ta bëjmë qeverinë”, ka thënë ai.