Korrupsion elektoral, Tahiri thotë se po bëhet lojë me pagën minimale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri e ka quajtur korrupsion elektoral, takimin e së enjtes së ministrit në detyrë, Hekuran Muratit për pagën minimale.
“Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime puro partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: Korrupsion elektoral”, shkruan Tahiri.
Tutje shton se është manipulim me paranë publike.
“Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike”, përfundon ai.



