KosovaMed Healthcare: Dhuron pajisje jetike për QKMF-në e Mitrovicës

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës ka shprehur mirënjohje të thellë për donacionin e dhuruar nga KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K . për QKMF “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
Bëhet e ditur se donacioni i pranuar përfshinë 2 OXYGEN CONCENTRATOR 5L dhe 3 INHALATOR (NEBULIZER), paisje të nevojshme për avancimin e shërbimeve tona
“Ky kontribut është një mbështetje e rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve tona dhe rritjen e cilësisë së kujdesit ndaj qytetarëve. Falënderojmë donatorin për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Së bashku ndërtojmë shërbime më të mira për komunitetin”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë.



