KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit.
Sipas KQZ-së, deri në orën 16:00, sot janë verifikuar rezultatet për 2499 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe 2500 vendvotime për zgjedhjet për kuvende komunale.
“Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999 kuti” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë i KQZ-së:
Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e shtunë:
Janë verifikuar rezultatet për:
• 2,499 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave
• 2,500 vendvotime për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale
• Në të njëjtat 2,500 vendvotime, janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale
Deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,999 kuti
Deri më tani (e shtunë, ora 10:00), aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në komunat, si më poshtë:
• E hënë: Hani i Elezit
• E martë: Junik, Mamushë, Zveçan, Ranillug, Partesh
• E mërkurë: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj
• E enjte: Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri
• E premte: Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Pejë, Kllokot, Leposaviq
• E shtunë: Gjilan, Malishevë
Aktualisht aktivitetet janë duke u zhvilluar në QKN, Prishtinë dhe Prizren
Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi.