KQZ shpall rezultatet preliminare, Kurti uron “fitoren më të madhe në histori”

Pas përpunimit të të dhënave nga 95.99% të vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpalosur pasqyrën preliminare të zgjedhjeve të parakohshme.

Fituese e padiskutueshme rezulton Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar pothuajse gjysmën e votave të përgjithshme.

#Subjekti PolitikPërqindja (%)
1Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV)49,79%
2Partia Demokratike e Kosovës (PDK)21,18%
3Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13,77%
4Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)5,74%
5Lista Serbe3,87%
6NISMA Socialdemokrate1,72%
  • Rezultatet pas 95.99% e votave të numëruara

“Bllokadat janë të pamundshme”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar rezultatin si fitore të vetë shtetit të Kosovës, duke kërkuar konstituim të shpejtë të institucioneve.

Ai foli për prioritetet kryesore pas certifikimit të rezultateve mbetet zhbllokimi i proceseve të mëdha, duke përfshirë fondet nga Bashkimi Evropian dhe marrëveshjet me Bankën Botërore. Për këtë, ai i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe falënderimin e jashtëzakonshëm gjithandej vendit tonë. Një falënderim për mijëra vullnetarë, simpatizantë e aktivistë që organizuan fushatën dhe ishin krahu ynë i fortë në këtë fitore madhështore. Me 9 shkurt sivjet fitoi LVV me partnerët, me 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tash na presin shumë punë përpara dhe rezultati i sotëm na ka bërë të qartë që duhet të ecim përpara pa vonesa.

Sa më parë që të certifikohen rezultatet aq më shpejt do të nda duhet t’i krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punë e mirë dhe projektet e nevojshëm. Në Kuvendin e legjislaturës së 10 po na pret plani i rrjetes së BE në vlerë 880 milionë euro….fitoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare për ligjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve. Edhe njëherë urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pa dallim. Fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin e 2021. Sot ishte ditë e gjatë përveçse e bukur dhe rëndësishme”, tha Kurti.

Lidhur me çështjen e presidentit, Kurti ndonëse pranoi se kjo kërkon konsensus më të gjerë (80 vota), tha se njëherë planfikon të flasë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën.

“Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Plani i Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore.

Bllokadat janë të pamundshme tanimë.

Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026.

Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çësjhtke. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshme. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentin, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky sështë as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi.”

Abdixhiku: “Do të thërras Kuvendin e LDK-së”

Në kampin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u rendit e treta me 13.77%, atmosfera ishte ajo e reflektimit. Kryetari Lumir Abdixhiku pranoi se pritshmëritë ishin dukshëm më të larta dhe paralajmëroi hapa konkretë për të analizuar përgjegjësinë.

“Rezultati nuk është ai që kemi pritur dhe nuk është ai që unë si kryetar kam dëshiruar të shoh ndonjëherë,” tha Abdixhiku, duke shtuar se demokracia kërkon përulje para vendimit të qytetarëve. “Kur populli e jep verdiktin e vet, ne duhet patjetër ta respektojmë. Ky është verdikti qytetar dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë.”

Abdixhiku njoftoi se do të thërrasë organin më të lartë të partisë për të diskutuar rrugën përpara dhe pozicionin e tij.

“Për këtë arsye do të thërras menjëherë Kuvendin e LDK-së dhe para tij do t’i shpalosim e shqyrtojmë të gjitha çështjet, përfshirë edhe përgjegjësinë time si kryetar i kësaj shtëpie të demokracisë,” deklaroi ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button