Kraki: Ka gjasa me pas qeveri, por s’mund të flas

Nezir Kraki, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë së re.
Ai tha se nuk mund të flas shumë mbi temën, por shton se mund të ketë qeveri të re.
“Nuk mund të them që ka negociata, por kanë qenë disa që kanë nisur para bllokadës dhe herë pas here janë ristartuar. Ka hapësirë për një tentativë”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Sipas tij, edhe pse numrat për momentin nuk janë të sigurt, mundësitë për t’u arritur një marrëveshje janë reale.
“Nuk mund të them që i kemi numrat, por sipas meje, ka më shumë gjasa të bëhen numrat dhe të krijohet qeveria”, Kraki.