Krasniqi: Aliu është agim për Ferizajn, shembulli më i mirë i qeverisjes lokale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Agim Aliun për mandatin e ri si kryetar të Ferizajt.

Krasniqi ka thënë se Agim Aliu është vërtetë një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij.

“Agim Aliu është vërtet një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij. Një nga shembujt më të mirë të qeverisjes së mirë lokale të PDK-së, do të vazhdojë me punë e suksese edhe në katër vitet e ardhshme. Ky mandat është për Ferizajn e gjeneratës tjetër. Suksese, kryetar”, ka shkruar Krasniqi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button