Krasniqi dhe ambasadori gjermanin flasin për zhvillimet politike në vend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Në takim, Krasniqi thotë se biseduan për zhvillimet politike në vend.

“Kënaqësi të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë. Mirë se erdhët në Kosovë, z. Ambasador dhe suksese në misionin tuaj të ri!”, thotë Krasniqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button