BallinaLajme

Krasniqi paralajmëron masa penalizuese ndaj komunave që nuk raportojnë në sistemin për perfromancë

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se komunat asnjëherë më parë nuk kanë pasur buxhet më të lartë, seç e kanë tash në vitin 2024 ku është mbi 742 milionë euro.

Në takimin me kryetarët e komunave, Krasniqi shtoi se më 15 shkurt është hapur thirrja që komunat të raportojnë në sistemin për performancën e vitit 2023.

Ministri shtoi se janë duke diskutuar që të ndryshohet ligji dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk kryejnë raportimin në këtë sistem.

“Jemi duke diskutuar me anëtarët e komisionit parlamentar përkatës që të bëjmë plotësim ndryshimin e ligjit dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk raportojnë në sistem”, tha Krasniqi.

Ai në fund i bëri thirrje komunave gjithashtu që të aplikojnë në programin për financimin e projekteve infrastruktore që është i hapur deri më 28 shkurt në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button