Krime ndaj popullsisë civile në Kosovë, më 22 tetor seanca gjyqësore ndaj tre serbëve

Është caktuar seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Seanca e parë gjyqësore ndaj Dushan Gavraniq, Zoran Sharac dhe Zharko Cvetanoviq, do të mbahet më 22 tetor në ora 13:00, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gjykimi do të bëhet në mungesë të të pandehurve.

“Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se të njëjtit kanë qenë të pa arritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës”.

“Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente”, thuhet në njoftim.

Organet e drejtësisë ju bëjnë thirrje Gavraniqit, Sharacit dhe Cvetanoviqit, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button