LajmeSport

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mirëpret kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe deputetin dhe trajnerin e njohur Bylbyl Sokoli, ka mirëpritur me kënaqësi kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili këtë vit u shpall për herë të dytë kampion i Italisë me ekipin e Napolit.

Në këtë takim u vlerësua lartë rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Rrahmanit: nga Drenica në Shqipëri te Partizani i Tiranës, më pas në Kroaci me ekipet Split, Lokomotiva dhe Dinamo Zagreb, e në fund drejt suksesit të madh në Serie A, fillimisht me Veronën dhe tash me Napolin.

Kryeministri Kurti e cilësoi Amir Rrahmanin si një nga lojtarët më të mirë dhe më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Kosova, dhe një shembull frymëzues për sportistët e rinj, veçanërisht për futbollistët që ëndërrojnë majat e futbollit evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button