BallinaLajme

Kryeqyteti nën bërllok, Rama thotë se nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Situata me bërllokun në shumë lagje të Prishtinës është jashtëzakonisht e tmerrshme.

Shumë qytetarë kanë dërguar fotografi në redaksinë e Klankosova.tv për ditë me radhë përmes të cilave kanë treguar se situata me bërllokun është shqetësuese.

Lidhur me këtë çështje, ka folur sot kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai thotë se komuna po shfrytëzon të gjitha kapacitetet alternative që ka në dispozicion për të menaxhuar situatën me mbeturinat, e cila është shkaktuar nga ndërprerja e shërbimeve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Rama bën të ditur përmes një postimi në Facebook, se nga dita e hënë, pra nesër, shërbimi do të rikthehet në normalitet.

“Qytetarët e kryeqytetit as nuk duhet e as nuk meritojnë të përballen me situata të tilla që cenojnë shëndetin publik dhe dinjitetin qytetar, dhe ju siguroj që kjo nuk do të ndodhë më”, ka shkruar ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button