Kryetari i Prishtinës dhe ambasadori francez nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje të grave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ambasadorin francez në Kosovë Oliver Guerot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në parandalimin, mbrojtje të viktimave, sigurisë publike dhe rritjes së ndërgjegjësimit, dhe dëshirojnë të bashkëpunojnë brenda një kuadri të qartë, jo-ekskluziv dhe jo-financiar.

Guerot thotë se duhet punuar bashkë për fuqizimin e gruas duhet punuar secili nga brenda.

“Së pari, brenda nesh, sepse duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Brenda nesh do të thotë të sigurohemi që koleget e reja femra të kenë qasje të barabartë në pozita më të larta”, tha ambasadori francez.

Ai tha se nuk është e lehtë por kemi disa programe më qëllim ndihmesën e femrave në karrierë.

“Pra, Ministria është vërtet e përkushtuar të ndihmojë koleget e reja femra të arrijnë pozita më të larta. Ne kemi një synim që 40% e ambasadorëve tanë për herë të parë të jenë gra, dhe ne e kemi arritur këtë synim në vitet e fundit”, tha Guerot.

Artikuj të tjerë

Back to top button