Lajme
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nderon Prof. Dr. Adem Zejnullahun për kontributin në albanologji dhe trashëgimi kulturore

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nisur ditën me një takim të veçantë me Prof. Dr. Adem Zejnullahun, një prej studiuesve më të shquar në fushën e albanologjisë dhe njohës i thellë i folklorit shqiptar.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar shkencor dhe kulturor, kryetari Idrizi i ndau një mirënjohje simbolike Profesor Zejnullahut, për punën e palodhshme që ai ka bërë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare.
Kryetari Idrizi e vlerësoi Profesor Zejnullahun si një pasuri të rrallë për vendin dhe një shembull frymëzimi për brezat e rinj.