BallinaSport

Kryetari Idrizi do të ndajë çmim për futbollistin e ndjerë Erjon Morina dhe tifogrupin Forca

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka propozuar ndarjen e çmimeve “Krenaria e Sportit të Vushtrrisë”, si pjesë e agjendës së seancës së ardhshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet nesër.

Në mesin e të propozuarve për këtë çmim janë:
• Erjon Morina (post mortum) – për kontributin e jashtëzakonshëm në sportin vushtrrias. “Ai mbetet përherë pjesë e kujtesës dhe krenarisë sonë kolektive,” u shpreh kryetari Idrizi.
• Klubi i Tifozëve “Forca” – për mbështetjen e palodhur ndaj klubit futbollistik FC Vushtrria dhe për energjinë sportive që sjellin në çdo ndeshje.

Ndarja solemne e këtyre çmimeve do të bëhet më 17 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button