Kryetarja e parlamentit evropian premton mbështetje për aktivitetet mjedisore në Kosovë

Roberta Metsola, presidentja e Parlamentit Evropian, ka ofruar mbështetje për aktivitet mjedisore në Kosovë.
Luan Hasani në cilësinë e drejtorit rajonal për Evropë në Let’s Do it World ka thënë se bashkë meq shumë lider nga e gjithë Evropa takuan dhe bashkëbiseduan me Metsolën, si dhe Marian Walsmann, deputete në Parlamentin Evropian.
“Së bashku me shumë liderë nga e gjithë Evropa, patëm mundësinë të takojmë dhe të bashkëbisedojmë me Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian dhe Patron i World Cleanup Day, si dhe me Marian Walsmann, Deputete në Parlamentin Evropian”, ka thënë Hasani.
“Në cilësinë e Drejtorit Rajonal për Evropë në Let’s Do It World, kam kontribuar në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm. Me padurim pres të vazhdojmë dy ditët e ardhshme në Leaders Academy”.



