Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia morën pjesë në ceremoninë e përurimit të rinovimeve në Klinikën e Onkologjisë, raporton Ekonomia Onlline.
Kryeministri Kurti ka thënë se kemi një investim substancial prej 600 mijë euro.
“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pitjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam I lumtur që mora vesh se procesi I dhënies së vaksinës hpv I sëmundejs së kancerit të mitrës është duke shukuar miër, lista esenciale e barnave është zgjeduar dhe se buxheti është shtuart. Nga 24 milion euro në 60 milion euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 mijion barna gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe trei rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veqantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.
Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.
“Shumë i lumtur e I gëzuar që një klinikë kaq vitae për një grip të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e klinikës së pnkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallë kund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla modern”, ka thënë Vitia.