Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë sot në përurimin e hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike.

Ceremonia e përurimit do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00, në kampusin e Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Në këtë aktivitet pritet të prezantohen investimet dhe përmirësimet e realizuara në këtë institut.

Artikuj të tjerë

Back to top button